Në tubimin e organizuar për prezantimin e vizionit dhe programit qeverisës të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është parë një pjesëmarrje masive e qytetarëve, strukturave partiake dhe simpatizantëve.
Ngjarja nisi me himnin kombëtar, ndërsa pritet që gjatë tubimit të zyrtarizohet edhe kandidatura e Hamzës për postin e kryeministrit të Kosovës.





