Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi në një intervistë për rtv21 se formimi i institucioneve pas zgjedhjeve varet nga vullneti politik, duke kujtuar se edhe LVV në zgjedhjet e kaluara doli e para por nuk arriti të krijonte Qeverinë për mungesë konsensusi.
Ajo theksoi se kjo situatë nuk duhet të përsëritet dhe se, sipas saj, Kuvendit i nevojitet prania e Fatmir Limajt dhe Nismës.
Izmaku pranoi se kalimi i pragut është sfidë për partinë, por u shpreh optimiste se kjo sfidë do të tejkalohet, duke theksuar rritjen e interesimit për mbështetjen e Limajt.
Ajo vlerësoi se figura e Limajt ofron seriozitet, unifikim dhe stabilitet në një skenë politike që, sipas saj, është më e përçarë se kurrë pas luftës.




