Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, ku figurojnë gjithsej 2,076,290 qytetarë me të drejtë vote. Prej tyre, 1,999,205 votues do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 77,085 janë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Sipas KQZ-së, lista aktuale paraqet 7,192 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Procesi i votimit do të organizohet në 948 Qendra të Votimit me 2,614 vendvotime në total, përfshirë edhe 38 qendra të veçanta për votimin me kusht, nga një në secilën komunë.
Ky certifikim shënon një hap kyç në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që pritet të mbahen në fund të muajit dhjetor.




