Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohen dhe vendosen disa çështje kyçe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se në këtë mbledhje do të shqyrtohet rekomandimi për certifikimin e kandidatëve nga subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje.
Po ashtu, do të shqyrtohet certifikimi i listës së votuesve, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Një tjetër çështje që do të diskutohet është përcaktimi i qendrave të votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, një aspekt i rëndësishëm për lehtësimin e pjesëmarrjes në zgjedhje për qytetarët kosovarë jashtë vendit.




