Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkoi përmirësime në procesin e votimit për personat me vështirësi në lexim.
Ai propozoi që në zgjedhjet e ardhshme KQZ të shtypë fletëvotime në madhësi më të madhe dhe të vendosen në çdo vendvotim, në mënyrë që qytetarët të orientohen më lehtë dhe të zvogëlohet nevoja për asistencë.
Kurteshi theksoi se ky ndryshim do të shmangte ankesat e votuesve që thonë se “nuk po shohin mirë” dhe do të siguronte një proces më të lehtë dhe më transparent për të gjithë votuesit.




