Albin Kurti ka përgëzuar FC Dritën e Gjilanit për renditjen e tyre në vendin e 8-të nga 36 ekipe në Ligën e Konferencës, duke vlerësuar shanset e mëdha që kanë për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
Ai ka pritur përfaqësuesit e klubit, trajnerin, futbollistët dhe stafin teknik në Kryeministri, ku u ka shprehur mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës.
Kurti theksoi rëndësinë e ndeshjes së radhës ndaj AZ Alkmaar që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, duke e cilësuar një rezultat pozitiv si një tjetër arritje historike për klubin dhe futbollin kosovar. Ai e mbylli me mesazhin motivues: “Forca Drita!”.





