Mesfushori kosovar, Lindon Emërllahu, është pranë largimit nga Cluj në Rumani për t’iu bashkuar ekipit ukrainas Polissya Zhytomyr, që aktualisht renditet i treti në kampionat.
Emërllahu do të udhëtojë për Ukrainë të shtunën për vizitat mjekësore dhe, nëse kalohen me sukses, do të nënshkruajë një kontratë me vlerë rreth 350 mijë euro për sezon.
Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro nga transferimi, plus 10% nga një transferim i mundshëm në të ardhmen.
Gjatë këtij sezoni, Emërllahu ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në 23 ndeshje për Clujin në të gjitha garat.




