Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”, duke thënë se ky akt është realizuar nga shërbimet sekrete ushtarake të Serbisë.
Musliu thekson se sulmi u krye nga individë të rekrutuar dhe të trajnuar nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Serbisë, të cilët përdorën armë dhe eksplozivë ushtarakë.
Ai shton se hetimi ka zbuluar prova të forta, përfshirë analizën gjeologjike të FBI-së, e cila ka konfirmuar se mostrat e dheut në çizmet e të pandehurve përputhen me dheun e zonës së sulmit.
Musliu kritikon propagandën serbe dhe thotë se tashmë është koha që partnerët ndërkombëtarë ta vlerësojnë drejt situatën, duke mos u përfshirë në manipulime.




