Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të lirojë me kusht Isni Kilajn, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet për këtë masë në Kosovë.
Lajmin e ka përshëndetur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila përmes një postimi në Facebook e cilësoi vendimin si rikthim të një të drejte që i ishte mohuar Kilajt për një kohë të gjatë.
OVL-UÇK gjithashtu vuri në dukje se vendimi përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga Gjykata Speciale për respektimin e të drejtave të garantuara nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.




