Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten, më 12 dhjetor, nga ora 15:00 deri në 21:00 do të zhvillohet një ushtrim i përbashkët me Ambasadën Amerikane në lagjen Arbëria të Prishtinës, pranë objektit të ambasadës.
Ushtrimi ka për qëllim testimin e kohës së reagimit, efektivitetin e zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe koordinimin ndërinstitucional në situata emergjente.
Policia thekson se ky është vetëm një ushtrim dhe jo një veprim policor ndaj ndonjë incidenti të vërtetë, dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në zonën e ushtrimit.
Pjesëmarrja do të përfshijë personel të sigurisë së ambasadës dhe përdorim të mjeteve të ndryshme policore




