Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngrohtë fundviti presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku diskutuan për bashkëpunimin e pandalshëm ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve Kosovë–Shqipëri.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani theksoi se dy shtetet duhet të mbeten gjithmonë krah njëra-tjetrës, duke siguruar përkrahje të ndërsjellë në çdo hap.
Ajo i përcolli urimet më të përzemërta Begajt dhe shprehu dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë më shumë afërsi dhe bashkëpunim, si dhe përparim në rrugën drejt integrimit evropian për të dyja shtetet.
Takimi vjen në prag të festave të fundvitit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale.





