Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Graboc të Pejës, ku një person ka humbur jetën pas një rënieje nga një lartësi prej tre metrash.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40, ndërsa viktima ishte duke punuar në një shtëpi kur ka rënë dhe ka pësuar lëndime fatale.
Sipas policisë, i dëmtuari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë rënies.
Pas ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes” nga ana e prokurorit.
Hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.




