Qeveria në detyrë ka vendosur rritjen e pagës minimale nga 350 në 425 euro në janar dhe në 500 euro nga 1 korriku 2026 për punëtorët e sektorit publik.
Analisti politik Avni Arifi e sheh këtë vendim si një lëvizje elektorale dhe me bazë të dobët ligjore, duke theksuar se qeveria po përdor buxhetin e shtetit për interesa partiake.
Ai shton se çdo qeveri e ardhshme do të rishikojë këto vendime, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme.




