Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, paralajmëron se viti 2025 do të karakterizohet nga rritje e mundshme e çmimeve të produkteve esenciale, duke pasur parasysh zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe fluksin e diasporës në vend.
Gërxhaliu thekson se tregtarët mund të shfrytëzojnë situatën për përfitime, ndërsa institucionet përgjegjëse, si Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Konkurrencës, nuk po arrijnë të kontrollojnë efektivisht tregun.
Sipas tij, çmimet e produkteve bazike janë rritur me 5.2%, duke vështirësuar jetesën për shumë familje, ndërsa pagat mbeten të pandryshuara.
Ai paralajmëron se kjo rritje jo vetëm ndikon në standardin e jetesës, por ka edhe pasoja psikologjike, pasi çmimet e larta shpesh nuk ulen më.
Gërxhaliu vuri në dukje se disa produkte esenciale në Kosovë janë më të shtrenjta se në vendet perëndimore me standard jetese më të lartë, ndërsa institucionet mbeten të heshtura përballë këtij problemi.




