Gjykata Themelore e Gjakovës ka vendosur t’i vazhdojë paraburgimin deri më 5 shkurt 2026 Astrit Isufit, i cili dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve të bashkëshortes së tij në fshatin Golluboc të Malishevës më 6 nëntor.
Rasti është ende në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës. Sipas prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një fjalosjeje gjatë tentimit të të pandehurit për të marrë bashkëshorten dhe fëmijët nga shtëpia ku qëndronin për ceremoninë e varrimit të babait të saj.
Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj Naim e Driton Morinës, të cilët kanë ndërruar jetë. I dyshuari u arrestua një ditë pas ngjarjes.




