Boksierët kosovarë, Lumturim Xhoxhaj dhe Shpëtim Bajoku, kanë arritur rezultate të shkëlqyera në turneun ndërkombëtar “Grand Prix” që po zhvillohet në Zagreb, Kroaci, nga 8-11 dhjetor.
Xhoxhaj (60 kg) ka siguruar vendin në finale pas një fitore të pastër 5:0 ndaj Awet Andemariam nga Zvicra.
Ndërsa Bajoku (70 kg) ka mundur austriakun Emin Yidiz me të njëjtin rezultat 5:0 dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me boksierin kroat, Fabijan Tomkic.
Selektori i Kosovës, Faton Xhakli, ka lavdëruar performancën dhe angazhimin e boksierëve kosovarë në këtë turne ndërkombëtar.




