Kandidati për deputet i AAK-së, Burim Ramadani, gjatë një aktiviteti të partisë ka premtuar përmirësimin e statusit të zjarrfikësve shpëtues.
Ai ka deklaruar se do të krijohet një model i centralizuar me protokolle të unifikuara, pajisje standarde dhe kushte të barabarta për të gjitha komunat.
Ramadani ka shtuar se do të modernizohen pajisjet mbrojtëse, do të rritet numri i zjarrfikësve dhe do të ulet mosha mesatare përmes rekrutimeve të reja.
Ai gjithashtu ka garantuar pagesën e plotë të shtesës për rrezikshmërinë dhe trajtime të tjera ligjore për personelin e zjarrfikësve.




