Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin si Ministër në detyrë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky emërim vjen pas largimit të Faton Peci, i cili u zgjodh Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut pas zgjedhjeve lokale më 9 nëntor.
Demelezi do të drejtojë dikasterin deri në formimin e qeverisë së re.




