Policia e Kosovës njoftoi se një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej për vuajtjen e një dënimi prej një viti burgim, nga i cili ishte shmangur.
Ekstradimi u realizua përmes bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane. Pas mbërritjes në vend, ai është dorëzuar tek njësitë përkatëse të Policisë në rajonin e Pejës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për gjurmimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në aktivitete kriminale.




