Faton Peci, ish-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën te ministri në detyrë, Imri Demelezi, pas zgjedhjes së tij kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Në një adresim për qytetarët, Peci falënderoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë mandatit, si dhe shprehu mirënjohje për fermerët, stafin e ministrisë, kabinetin dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e sektorit bujqësor.
Me dorëzimin e detyrës, Peci nis zyrtarisht angazhimin e tij të ri si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.




