Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, një ditë pas prezantimit të programit qeverisës me sloganin “Bashkë. Përpara”, ka premtuar se misioni i tyre është rikthimi i stabilitetit në vend.
Ai ka theksuar se synimi është bashkimi i shoqërisë dhe sigurimi i mundësive më të mira për jetesë për çdo familje në Kosovë, duke nisur një proces që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e vendit.




