Ish-deputetët Vlora Çitaku (PDK) dhe Jehona Lushaku-Sadriu (LDK) reaguan ashpër ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për liberalizimin e vizave.
Çitaku tha se VV nuk ka dhënë kontribut real në proces dhe ironizoi me ministrin për meritat e pretenduara.
Ndërsa Lushaku-Sadriu kritikoi Muratin për humbjen e kushteve për liberalizim, sanksionet dhe humbjen e miliarda eurove asistencë për Kosovën, duke e akuzuar se po merr merita për punën e të tjerëve dhe se vendi sot është më i izoluar se kurrë.
Reagimet vijnë një ditë pas deklaratës së Muratit që lidhi procesin e liberalizimit të vizave me izolimin e shtetit nga qeveria Kurti.




