Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar rëndësinë e një shteti të fortë për pasaportë të fuqishme.
Ai deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian u arrit me punë, pa kompromise dhe pa festime të mëdha, duke e cilësuar këtë si një meritë të shtetit dhe popullit të Kosovës.
Kurti nënvizoi se kosovarët udhëtojnë në BE si qytetarë të barabartë dhe të lirë, pas një periudhe të gjatë izolimi.




