Në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, doganierët kanë ndalur një automjet për kontroll të detajuar, pasi drejtuesi deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar.
Gjatë verifikimit, brenda veturës u gjetën të fshehura 295,270 euro të padeklaruara, të cilat u sekuestruan menjëherë.
Rasti është dërguar për hetime të mëtejshme, ndërsa Dogana e Kosovës theksoi angazhimin e saj në forcimin e kontrollit kufitar dhe luftimin e kontrabandës e aktiviteteve të tjera të paligjshme.




