Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka raportuar praninë e pajisjeve që ngjasojnë me kamera artizanale në dhomat e intervistimit dhe konsultave konfidenciale, të vërejtura nga kryetari Besnik Berisha dhe nënkryetari Naim Rudari.
Policia e Kosovës ka sqaruar se pajisjet janë vendosur rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar audio/video, nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë incizuar asgjë. Megjithatë, OAK thekson se prania e tyre pa shenja identifikuese dhe pa njoftim krijon pasiguri dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit të profesionit të avokatit, duke bërë thirrje për vigjilencë nga avokatët gjatë konsultave konfidenciale.





