Shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një fjalimi në Berlin paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënimin e radhës për Evropën dhe u kërkoi aleatëve të rrisin urgjentisht shpenzimet dhe prodhimin ushtarak.
Ai tha se shumë shtete të NATO-s ende nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe se, pa veprime të menjëhershme, kontinenti mund të përballet me një konflikt të ngjashëm me luftërat që kanë përjetuar brezat e kaluar.
Rutte theksoi se lufta është “në derën tonë” dhe se Evropa duhet të jetë e përgatitur ndaj ambicieve ruse.




