Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunc Angili, ku u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve fetare dhe shtetërore të Turqisë dhe Bashkësisë Islame.
Myftiu Tërnava shprehu mirënjohje për përkrahjen turke, veçanërisht në restaurimin e objekteve të trashëgimisë islame dhe projektet humanitare, ndërsa ambasadori Angili theksoi gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në të ardhmen.




