Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka deklaruar se skuadra e tij është e motivuar për ndeshjen e rëndësishme kundër Newcastle United, në kuadër të xhiros së 16-të të Premier League.
Pas humbjes 3-0 nga Manchester City, Xhaka po përpiqet të inspirojë bashkëlojtarët për një reagim të fortë dhe për t’i dhuruar tifozëve një performancë madhështore.
Sunderland aktualisht ka 23 pikë, një më shumë se Newcastle, dhe një fitore do ta konsolidojë pozicionin e skuadrës në mes të tabelës.




