Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj deklarimeve të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti rreth lirisë së mediave.
Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka ofruar Kurtit grafika dhe të dhëna konkrete mbi sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë, duke i kujtuar se kërkon fakte dhe jo opinione.
Kusari theksoi se statistikat flasin qartë për sfidat me të cilat përballen gazetarët në vend.




