Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Afrim Selmani, ka reaguar ndaj largimit në rritje të investitorëve vendorë nga Kosova, duke e cilësuar këtë fenomen si një rrezik serioz për ekonominë.
Ai tha se shumë biznesmenë po zhvendosin investimet drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi për shkak të kushteve të pafavorshme për biznes në vend, pasigurisë juridike dhe politikave të qeverisë.
Selmani paralajmëron humbjen e vendeve të punës, rënien e zhvillimit ekonomik dhe largimin e kapitalit si pasojë e këtij trendi, por thekson se situata mund të ndryshohet përmes reformave të guximshme, forcimit të sundimit të ligjit dhe partneritetit serioz mes shtetit dhe biznesit.
“Zgjidhja nuk është retorika, por veprimi konkret për një klimë të drejtë dhe konkurruese. Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj biznesit TASH, jo NESËR”, tha Selmani.





