Organizatat e dalura nga lufta të degës së Klinës kanë bërë të ditur agjendën zyrtare të aktiviteteve për nder të jetës dhe veprës së Komandant Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të rënë më 14 dhjetor 1998.
Aktivitetet mbahen të dielë në 14 dhjetor dhe nisin në Klinë me homazhe në sheshin “Mujë Krasniqi”, për të vazhduar në varrezat e Dëshmorëve në Marinë–Skenderaj.
Po ashtu, do të mbahen homazhe në Likenë të Hasit në Pashtrik dhe një Akademi Përkujtimore në Prishtinë.
Organizatorët theksojnë se aktivitetet zhvillohen në nderim të Betejës së Përgjakshme të UÇK-së dhe mbyllen me mesazhin: “Lavdi Dëshmorëve të Kombit”.




