Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se pas Tiranës dhe Prishtinës, edhe Shkupi dha “provimin kombëtar” duke u rreshtuar në mbështetje të kërkesës për liri dhe drejtësi për ish-çlirimtarët.
Ai theksoi se shqiptarët folën njëzëri për pafajësinë e tyre, duke nënvizuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë, ndërsa nderoi dëshmorët e kombit dhe unitetin mbarëkombëtar.
“Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi!
Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër!”, shkruan Ahmeti.




