Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Në fjalën e tij, ai falënderoi SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen e dhënë UÇK-së, duke theksuar se kjo ndihmoi në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës.
Ahmeti kujtoi figurat historike shqiptare dhe vlerësoi rolin e faktorit ndërkombëtar në përkrahjen e luftës çlirimtare.




