Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar në Mazgit të Obiliqit të premten rreth orës 18:20, për armëmbajtje pa leje dhe prezantim të rremë si pjesëtar i FSK-së.
Gjatë kontrollit policor, në veturën e tij u gjet një pistoletë me tetë fishekë, e cila u konfiskua.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.




