Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për gati pesë vjet në pushtet nuk ka pasur zhvillim ekonomik.
Sipas tij, rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike, energjisë, qirave dhe ushqimit po e vështirëson jetën e qytetarëve dhe po i shtyn ata drejt borxheve.
Azemi thekson se zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet me “vitra”, por me investime reale dhe politika të qëndrueshme.
Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë qasje, Kosova rrezikon një “vdekje të ngadaltë ekonomike” dhe zbrazje të vendit. Në fund, Azemi u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votojnë për ndryshim, duke theksuar se ndryshimi fillon me votën e secilit.




