Përveç alarmit të shtëpisë, edhe Alba u përpoq t’i zgjojë banorët, gjë që acaroi Benitën.
Ajo reagoi me tone të larta, duke i thënë Albës se e kishte zgjuar nga gjumi dhe se nuk ndihej mirë.
Debati u ashpërsua, ku Benita deklaroi se nuk do të flasë me Albën gjatë ditës, duke e ofenduar atë, ndërsa përplasja vazhdoi më tej.




