Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, pas marrëveshjes me SHBA-në për heqjen e sanksioneve ndaj vendit.
Marrëveshja përfshinë heqjen e sanksioneve ndaj eksportit të potasit, një përbërës kyç në plehra.
Zyrtari amerikan John Coale njoftoi se heqja e sanksioneve do të vazhdojë gradualisht ndërsa normalizohen marrëdhëniet midis dy vendeve. BE-ja ende nuk e ka njohur Lukashenkon si president.




