Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, mori pjesë në protestën e sotme në Shkup për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Ajo theksoi se ishte aty si shqiptare dhe jo si zyrtare politike, duke shprehur mbështetje për ish-luftëtarët dhe shpresën që vitin e ardhshëm ata të kthehen në shtëpi faqebardhë dhe fitimtarë.




