Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarë të tjerë nisen drejt Shkupit për të marrë pjesë në protestë, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protestuesit theksojnë se UÇK-ja është një vlerë e lirisë dhe jo objekt gjykimi politik, duke kërkuar njohjen e kontributit të luftës çlirimtare dhe mbrojtjen e dinjitetit të bashkëluftëtarëve.




