Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se protesta e organizuar sot në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një thirrje publike drejtuar Gjykatës Speciale të Hagës që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë.
Haradinaj theksoi besimin e tij të plotë në pafajësinë e tyre, duke theksuar se është e njohur se kush ka kryer krime gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë. “Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë, dihet kush ka qenë agresor. Duke i njohur rrethanat, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të pranohet pafajësia e tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, tha Haradinaj.
Deklarata e tij pasqyron qëndrimin e AAK-së dhe mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së për kthimin e tyre të shpejtë dhe respektimin e të drejtave të tyre ligjore.




