Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një mesazh urimi për qytetarët, duke i dëshiruar një fundjavë të mbarë, të shoqëruar me një pamje mbresëlënëse nga Maja e Gramës në Dibër.
Duke e cilësuar këtë vend si një nga pamjet më mahnitëse të Alpeve Shqiptare, Rama ka ndarë imazhin për të promovuar bukuritë natyrore të vendit.




