Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka komentuar me ironi sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.
Miftaraj shkroi se përkundër pretendimeve për “siguri dhe begati”, kryeqyteti Prishtina ende përballet me mungesë të energjisë elektrike.
“Viti 2025 dhe nuk ka energji elektrike”, shkroi ai, duke shtuar me tone të ashpra se pushteti nuk duhet të “lëshojë pe pa e vjedhur mirë këtë shtet që e ka marrë të gatshëm”.





