Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Shkup, duke theksuar rëndësinë e luftës së UÇK-së për liri, dinjitet dhe drejtësi.
Limaj kërkoi drejtësi të vërtetë për çlirimtarët dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të njollosur historinë e luftës, duke theksuar se zëri i unitetit shqiptar u dëgjua qartë dhe paqësisht.
“Sot në Shkup, mes vëllezërve e motrave tona, për UÇK-në, për lirinë e shtetin tonë, që janë identiteti jonë! UÇK-ja ishte dhe mbetet luftë çlirimtare, e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe drejtësi. Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri. Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo gjykime selektive dhe politike”, tha Limaj.





