Gjatë vitit 2025, gazetarët në Kosovë janë përballur me mbi 60 raste të sulmeve dhe kërcënimeve, përfshirë edhe nga krerë institucional dhe zyrtarë të partive politike, me theks të veçantë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, thekson se pavarësisht presionit dhe sfidave, gazetarët vazhdojnë misionin e tyre për të zbuluar afera dhe korrupsion.
Viti ka qenë gjithashtu sfidues për RTK-në dhe Këshillin e Pavarur për Media, ndërsa gazetarët janë vënë në rrezik edhe nga sulmet online dhe fizike gjatë fushatave zgjedhore.
Rexha kërkon që institucionet dhe krerët politikë të respektojnë punën e gazetarëve dhe të shmangin retorikën denigruese.




