Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në rrugën “Ismet Jashari” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 dhjetor 2025 rreth orës 15:00, kur viktima, shtetase kosovare, u gjet e shtrirë në tokë.
Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të sqaruar shkaqet e vdekjes.




