Trupi i Agim N., 56-vjeçar nga fshati Rainc i komunës së Preshevës, por me banim në Wels të Austrisë, u gjet i pajetë më 12 dhjetor 2025 rreth orës 12:40 në një pellg të vogël në Hundsdorf, në rrethinën e Passaut të Gjermanisë.
Ai ishte raportuar i zhdukur që nga 29 nëntori, pasi ishte larguar nga banesa me veturën e tij Opel Mokka pa telefon celular.
Veturë e tij u gjet më vonë e mbyllur në një fushë në komunën e Hauzenberg, pa shenja të shoferit.
Policia gjermane nuk ka gjetur shenja të dhunës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ende nuk është bërë e ditur data e varrimit.




