Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se këtë të martë do të vizitojë në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Përmes një video-mesazhi, Hamza shprehu bindjen se kjo do të jetë vizita e tij e fundit në Hagë, pasi sipas tij, pas disa muajsh ata do të lirohen dhe do të kthehen krenar në Kosovë.
Ai e cilësoi procesin si padrejtësi ndaj luftës çlirimtare, duke theksuar se viti 2026 duhet të jetë vit i lirisë, shpresës dhe mbylljes së padrejtësive për Kosovën.




