Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, deklaroi se Vetëvendosja duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar, duke shprehur bindjen se qeverisjen e ardhshme do ta marrin partitë që aktualisht janë në opozitë.
Ai theksoi se preferon marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë e tjera opozitare, përfshirë AAK-në, ndërsa përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me disa parti të caktuara.
Hamza u shpreh optimist për krijimin e një qeverie të re përmes bashkëpunimit opozitar.




