Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, së bashku me degën e AAK-së në Malishevë ka vizituar odën e rapsodëve të njohur shqiptarë Sali Bajrami, Feriz dhe Ali Krasniqi, duke u bërë pjesë e një nderimi post-mortem për veprën dhe kontributin e tyre të paharrueshëm në muzikën tradicionale shqiptare.
Me zërat dhe këngët e tyre, këta mjeshtra të melosit shqiptar kanë mbushur zemrat e brezave për dekada.
Haradinaj vlerësoi stilin unik dhe vlerën artistike të tyre, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe frymëzimin që ata vazhdojnë të japin për shoqërinë.




