Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur nisjen e anijes me ndihma humanitare për popullin e Gazës nga porti i Mersinit në Turqi.
Ai tha se vendimi për këtë ndihmë ishte marrë që në janar, por realizimi i saj u bë i mundur pas marrëveshjes së fundit të paqes, nën udhëheqjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump.




